Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBasti/ Berisha: I them mirupafshim politikës nëse…

Basti/ Berisha: I them mirupafshim politikës nëse…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se edhe pas një viti nga shpallja non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka pasur asnjë fakt për akuzat e ngritura.

“Me 20 maj të 2021, unë kam dalë dhe s’kisha menduar kurrë se do të sfidoja ndonjëherë sekretarin e SHBA. Kurrë. Por meqenëse ai kishte firmosur një akt në të cilën unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, dola dhe i thashë paraqit çdo fakt, përndryshe do të shkoj në gjykatë.

Do shkoj në gjykatë se nuk ke, nuk mund të gjesh dhe s’do të gjesh kurrë asnjë fakt për mua dhe as për fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh më gjithë check up-in universal, se kam edhe unë miqtë e mi, kanë gjetur zero.

Megjithatë unë vazhdoj të them, një fakt të vetëm po sollët unë i them mirupafshim politikës dhe çdo vendim tjetër. Por, të pranoj një të pavërtetë për të vërtetë, kurrë. E ka thënë Galileo dhe s’mund ta bëjë njeriu i qytetëruar kurrë” – tha Berisha në një takim në Tiranë.

Edhe Berisha paralajmëroi një referendum.

“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën.
Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë.

Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medias, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në Kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin. Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet” – tha Berisha.

“Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike.

Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS” – shtoi Berisha

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME