Policia e shtetit është duke organizuar një tjetër operacion për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela. Lapsi.al mëson se në operacion janë përfshirë forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.
Burimet thanë se janë duke u kontrolluar disa banesa dhe ambiente në periferi të Tiranës. Kanë qenë disa informacione të marra se i kërkuari për një sërë vrasjesh ka strofullën në dalje të kryeqytetit.
Policia ka dalë disa herë blof në tentativat për të vënë në pranga Talo Çelën. Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e së hënës kur forcat RENEA zbarkuan në Peqin, por u ktheyn duarbosh.
Mediat raportuan edhe për një përplasje mes krerëve të RENEA-s dhe zyrtarëve të policisë lokale ppasi këta të fundit u akuzuan për dekonspirim të operacionit. RENEA kërkoi në banesën e një personi me influencë në zonë ku dyshohej se fshihej Talo Çela, por nuk gjeti asnjë gjurmë të tij.