Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRrëfimi/ Gentian Zenelaj: Isha 17 vjeç, dy policë më ndalën “Mos lëviz...

Rrëfimi/ Gentian Zenelaj: Isha 17 vjeç, dy policë më ndalën “Mos lëviz dhe hape çantën”.

Aktori i njohur, Gent Zenelaj ka qenë së fundmi në “Pushime On Top” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Ai ka treguar se gjithmonë ka dashur që të bëhej kuzhinier.

“Ëndrra ime ka qenë të bëhesha kuzhinier. Kur e mbarova unë 9-vjeçaren në kohën e komunizmit, kishte dy zgjedhje-Ose të futeshe në gjimnaz, ose në punë pra në shkollë profesionale. Unë zgjodha shkollën e kuzhinës që ishte në Tiranë sepse kishim njerëz jashtë dhe familja ime ishte me njollë në biografi.“- tha ai për “Pushime On Top”.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer se ai ka punuar dikur ndërtim, ku ka treguar edhe një episod nga jeta e tij.

“Ishte periudha e ‘96-ës dhe unë punoja në ndërtim. Dilja nga shtëpia ime dhe shkoja tangent në Kune, ku kishin filluar të ndërtoheshin vilat e para. Dhe kisha me vete një çantë ku mbaja bukën, një bluzë, etj. Kur pas meje dëgjoj dy njerëz që më thërrisnin “O çuni ndalo”, dhe shoh dy policë me armë në dorë që më thoshin “Mos lëviz dhe hape çantën”. Mund të kem qenë 17-vjeç. Ishte periudha ku njerëzit kishin filluar të hidhnin dinamit dhe policia kishte filluar të kontrollonte çdo njeri”, tha aktori.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME