Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËJU MALLKOJ PROFESORË

JU MALLKOJ PROFESORË

Nga Ervin Resuli – Ju mallkoj Profesorë!

Po, po ju jeni fajtorë të gjendjes time sot..

Ju që më dhatë zanatin dhe me treguat se si të mbjell e si të korr, si të rris rendimentin e si të prodhojmë shëndetshëm e mirë.

Ju që më frymëzuat se me zanatin që kam do të ec në jetë dhe do të jem një dritë për fermerin e do kontriboj për Atdheun, duke rritur rendimentet dhe duke ulur kostot, duke përfituar të ardhura nga zanati e duke i plotësuar nevojat familjes !


Ju mallkoj profesorët e mi, se më thatë se me punë ecet në jetë. Mos vidh, mos harro betimin që ke bërë, që do t’i shërbesh fermerit me devotshmëri dhe ndershmëri, do t’i përgjigjesh ditën e natën, pasi po punon për bukën e popullit. Në fund të fundit, jeta për vendin tënd vlen dhe më mirë se unë askush tjetër nuk do ta bënte këtë!

Ç’kusur ju kisha që më këshilluat të rri i ndershëm në xhungël e të shoh Taulant Ballën si ekspert te gruri, domatet, pjeshkat e së fundmi të na mbushë mendjen se edhe misri ka rendiment mbi 101%. Profesorët e mi ma keni borxh këtë jetë…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME