Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha: Nallbati i 'Xibrakës' emërohet drejtor i Policisë Kriminale!

Berisha: Nallbati i ‘Xibrakës’ emërohet drejtor i Policisë Kriminale!

Neritan Nallbati, efektivi i policisë që kishte lidhje me grupin e kokainës ‘Xibraka’ është rritur në detyrë. 

Denoncimin e ka bërë kryetari i PD, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Berisha shkruan se Nallbati, ish-drejtor i policisë së Elbasanit, është shpërblyer për tonelatat e kokainës që kanë kaluar në Portin e Durrësit, duke u emëruar drejtor i Policisë Kriminale. 

Ish-kryeministri theksoi se Nallbati është larguar nga policia në vitin 2003 për bashkëpunim me grupin terrorist të Hakmarrjes për Drejtësi. 

Denoncimi
Shpërblehet për tonelatat e kokainës që kaluan nga porti i Durrësit. Është ish-drejtori i policisë së Elbasanit në rastin e Xibrakes. U përjashtua nga policia në vitin 2003 për bashkëpunim me grupin terrorist të Hakmarrjes për Drejtësi.

[🔴] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr po ju informoj se Neritan Nallbati, eshte ripranuar me datë, 09.10.2013, grada “Drejtues”, Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, përjashtuar në vitin 2003. Drejtori i SHKB, në relacionin 1367 datë, 20.11.2003 relaton se z. Neritan Nallbati, në vitin 1996 ka marrë pjesë në kontrollin e banesës së një shtetasi në Tiranë. Për këtë rast në seancë gjyqësore, ky punonjës policie ka dëshmuar se nuk ka qënë pjesmarrës në këtë kontroll banese dhe ka justifikuar veprimin e tij pasi bëhej fjalë për një banesë në të cilën janë administruar prova që lidhen me aktivtetin kriminal të grupit “Hakmarrja për Drejtësi” dhe sipas tij firmën në aktet procedurale të kontrollit e ka hedhur në mirëbesim.

Veprim i cili përveç se është i kundraligjshëm dhe përbën vepër penale bie ndesh me Ligjin e Policisë dhe kodin etik të policisë, duke bërë dëshmi të rreme me anë të së cilës ju ka krijuar mundësitë për të interpertuar veprimet jo ligjore në marrjen dhe administrimin e provave. Gjithashtu pas emërimit në detyrën e Drejtorit të Policisë së qarkut Elbasan dyshohet si lidhje e ngushtë me persona të implikuar në prodhimin e lëndëve narkotike të forta në laboratorin e kokaines të bllokuar në Elbasan, Operacioni i koduar “Xibraka”.

Në vitin 2003, ishte me detyrë Drejtor i Policisë Qarkut Vlorë, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie, ku përfshihen komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë, të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe persona me precedent kriminal. Për këto mangësi të konstatuara ju dha masa disiplinore e “Vërejtjes me Paralajmërim për përjashtim nga Policia e Shtetit”. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar, Drejtoria e Kontrollit Financiar e ka bërë përgjegjës duke e gjobitur dhe detyruar të zhdëmtoj shtetin në masën 140 mijë lekë të reja. 

Pas Elbasanit kaloj ne Fier është me detyrë drejtor në Drejtorinë e Policisë Vendore Fier. Nga informacionet e SHISH rezulton i përfshirë në kontrabandën e naftës që prodhohet në ARMO dhe virxhinia.

Eshte emruar ne Tetor te vitit 2021 Dr i Policis Durres ku sasit e Kokaines jane shtuar ne Pirtin e Durresit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME