Uncategorized
‘Abuzime me tendera’/ Kreu i PD Rroskovec padit në SPAK kryebashkiaken Majlinda Bufi

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Roskovec, Emels Xhaxhaj ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Majlinda Bufi.
Sipas burimeve për ALB365 kallëzimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat nga titullajra e Bashkisë Rroskovec.
Pas daljes nga SAPK, kreu i PD Rroskovec dha një deklaratë për mediat.








