Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET‘Abuzojnë me mjaltin’/ Bletërritësit: Ka prodhim plotë por e përzjejnë me produkte...

‘Abuzojnë me mjaltin’/ Bletërritësit: Ka prodhim plotë por e përzjejnë me produkte të tjera

Bletërritësit në juglindje të vendit shprehen të kënaqur me prodhimin nga kosheret e bletëve këtë sezon. Ahmet Hoxhalli është bletërritës nga Devolli, i cili këtë vit ka rritur të sigurojë sasi të kënaqshme të mjaltit. “Ky vit është më i mirë se viti vjetshëm sidomos po ra shi, mund të mbushen shumë shpejt kosheret me mjaltë,” – u shpreh ai.

“Këtë vit prodhimi ka qenë i kënaqshëm, ata që kishin bletë të fuqishme arritën dhe morën mjaltin, ata që kanë blete të dobëta janë mbrapa,” -shtoi Hoxhalli. Përpos prodhimit që justifikon edhe mundin e fermerit, Hoxhalli tregon se abuzimet me cilësinë e mjaltit në treg janë të shumta, çka dëmton bletërritësit që e bëjnë këtë punë jo vetëm për të fituar.

“Tregu i shitjes së mjaltit është i vështirë sepse ai nuk është në bazë të cilësisë që duhet, sepse shitet dhe glukozë, jo mjaltë i rregullt. Bletari që është i tillë duhet ta japë që në vjelje, mos ndërhyjë në bletë, mos preke asnjë majë hale, të vijë ta marrë nga këtu. Shitet shumë mjaltë i falsifikuar nëpër supermarkete dhe dyqane të tjera, bletaret e kanë të vështirë të shesin mjaltin origjinal, ne me shume shesim jashtë, vijnë e marrin sesa në vend,” – tha Hoxhalli.

Në juglindje bletërritësit prodhojnë edhe qumështin e bletës, që ka vlera kurative tek njerëzit. Gëzim Halimi e kryen këtë proces për përfitime monetare. Sipas tij, abuzimet me këtë produkt në treg janë të shumta. “Është e vështirë për të nxjerre qumështin e bletës sepse nëse do flasim për qumësht pa hile, bleta gjithmonë e nxjerr kur ka sjellje të nektarit dhe polenit, nëse nuk ka do e nxjerrësh me sherbet, duke e futur atë nuk nxjerr qumësht cilësor organik. Klientin e shohim si veten tonë, si fëmijë, jo si klient,” – u shpreh Halimi.

“Fitimi është i mirë, unë shkoj në 80 mijë lekë për 10 gramë,” -shtoi ai. Qarku i Korçës mbulon rreth 15% të numrit total të familjeve të bletëve në Shqipëri, pra, rreth 52 mijë nga 360 mijë familje bletësh që ka afërsisht në gjithë Shqipërinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME