Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Connections" arreston vllezërit Hoxha

Operacioni policor “Connections” arreston vllezërit Hoxha

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Connections”. Kultivonin bimë cannabisi, si dhe përgatitnin në doza këtë lëndë narkotike dhe lëndë narkotike heroinë, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë 2 vëllezër.

Operacioni, në bazë të inteligjencës policore në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtyre 2 vëllezërve.

Asgjësohen bimë narkotike të kultivuara, si dhe sekuestrohen heroinë, cannabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.

Në vijim të punës së Policisë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në inteligjencën policore se 2 vëllezër ishin të implikuar në veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Connections”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit Ilir dhe Geraldo Hoxha përkatësisht 49 dhe 44 vjeç (vëllezër).

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje. Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME