Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETStudentët e Mjekësisë protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën

Studentët e Mjekësisë protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën

Edhe këtë të mërkurë studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë. Ata janë vendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë bllokuar edhe rrugën.

Me thirrjet “Ministria e turpit”, ata njëzëri janë bashkuar në këtë protestë. Ndërkohë para derës së Ministrisë ata kanë vendosur edhe një manekinë të veshur me bluzë të bardhë, ndaj së cilës kanë hedhur një manekinë.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME