Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAhmetaj flet për gjobëvënie/ Gazetari: Ja katër provat e korrupsionit tënd

Ahmetaj flet për gjobëvënie/ Gazetari: Ja katër provat e korrupsionit tënd

Ish-ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar në lidhje me akuzat e fundit të artikuluara në media, se ai ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga biznesmeni Klodian Zoto.

Në një reagim për “Të Paekspozuarit”, ai shprehet se bëhet fjalë për dokumente jo-origjinale dhe mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.

Ahmetaj thotë se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.

Por gazetari që publikoi këto fakte, Adriatik Doçi, i është përgjigjur me një postim online.

“I kapur në korrupsion bashkë me dy prokurorë që tentuan ta shpëtonin, Arben Ahmetaj ka të drejtë të mbrohet, qoftë edhe duke gënjyer apo manovruar me fjalët.

Dje tha se nuk kishte udhëtuar me Klodian Zoton dhe se nuk kishte përdorur kartën e tij me para.

Në SPAK nuk e kam kallëzuar se ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe as se ka përdorur kartën e tij.

Në SPAK e kam kallëzuar se Klodian Zoto i ka paguar Ahmetajt akomodimin në hotelet me 5 yje të Evropës, para, gjatë dhe pasi Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët e Zotos.

Pra, nuk ka qenë e nevojshme që Zoto të shoqëronte Ahmetajn deri tek hoteli dhe as t’i jepte në dorë për përdorim kartën e tij të kreditit.

Thjeshtë i ka pronotuar qëndrimin në hotel dhe ky veprim nuk e zbeh faktin penal të dyshuar. Ndaj, kjo formë banale mbrojtje ka gjasa ta çojë më shpejt drejt një procesi penal.

Katër janë provat që konfirmojnë korrupsionin e Ahmetajt.

1. Gjurmët e lëvizjes në sistemin TIMS që përkojnë me akomodimin në hotele me 5 yje të paguara nga Zoto.

2. Pagesat në sistem nga llogaria e Klodian Zotos për llogarinë e hoteleve.

3. Konfirmimi i stafit financiar i hoteleve për pagesat e kryera nga Zoto për akomodimin e Ahmetajt.

4. Komunikimet mes Zotos dhe Ahmetajt para udhëtimeve të ish ministrit.

Prova të reja do dalin.

Tigër mos u ngut. Gënjeshtrat nuk mbajnë askënd gjatë mbi ujë.

Nëse pagesat janë sajime, do shkoj unë në burg në vendin tënd, për kallëzim të rremë dhe do ta përballoj si burrat,” shkruan ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME