Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËEdicioni i 9 i Panairit Kombëtar të Librit në Fier, 1500 tituj...

Edicioni i 9 i Panairit Kombëtar të Librit në Fier, 1500 tituj librash të rinjë

Fier – Ndryshe nga vitet e tjera për këtë vit kalendarik Panairi Kombetar i Librit Fier është konceptuar nga organizatorët të ngrihet brenda një qëndre tregtare në hollin e saj e kjo për shkak të motit të ftohtë dhe të lagësht por që të tërheqi në një farë mënyre dhe të klientëve që shkojne e blejmë në këtë qëndër tregtare.

Organizatorja Majlinda Rama ka pohuar se për këto shkaqe edhe nunri i shtëpive botuese është më i vogël në 100 ndërkohë që tituj librash ka më tepër se edicionet e tjera dhe vetëm tituj të rinjë librash shkojmë në 1500 tituj.

Përfaqsuesi i një shtepie botuese pohon faktin se ka rënë interesi për librin e kjo për disa shkaqe ndër to edhe ai i rrjeteve sociale apo lexini online i tyre. Sa për çmimi , pohon AI ka ulje deri në 20%.

Qytetar të ndryshëm pohuan se është organizim i mirë, njerëzit nuk duhet të heqin dorë nga leximi, nga libri. E ku ka më bukur se sa një dhuratë një libër për njeriun tënd të dashur, prind, bashkëshort, fëmijë apo shokë.

Panairi do të qëndrojë i hapur për 4 ditë ku cdo ditë ka dhe veprimtari të ndryshme kushtuar librit, figurave të njohura patriotike apo të letërsisë e të artit./ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME