Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT'Air Albania' në festë/ 2-0, Shqipëria i tregon "kulki" Polonisë (vidio)

‘Air Albania’ në festë/ 2-0, Shqipëria i tregon “kulki” Polonisë (vidio)

Shqipëria ka shënuar përsëri ndaj Polonisë në pjesën e dytë. Jasir Asani ka kaluar në avantazh kuqezinjtë, në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”.

Ai shënoi një eurogol nga distanca, goditje që la të pashpresë Szczesnyn në hedhjen e tij.

Kujtojmë se, Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje.

Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqezinjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

1-0

Por, në pjesën e dytë të takimit, në minutën e 63’,  ishte Mirlind Daku ai i cili realizoi golin e dytë për kuqezinjtë.

2-0

Mungesa e vetme për Shqipërinë, ashtu si në Çeki, është ajo e Qazim Laçit.

Trajneri brazilian i Shqipërisë ka dilema vetëm për krahun e majtë të sulmit, aty ku kemi një balotazh mes Seferit dhe Uzunit, ndërsa Cikalleshi në qendër dhe Asani në të djathtë nuk do të lëvizin.

Gjithashtu, trajneri mund t’i japë një fanellë titullari mbrojtësit të krahut të djathtë, Ivan Balliu, pasi i duhet më shumë eksperiencë ndaj Polonisë, me Hysajn që pritet të kalojë majta në vend të Mario Mitajt.

Pjesa tjetër e ekipit nuk do të ndryshojë, Berisha në portë, Gjimshiti dhe Ismajli në qendër të mbrojtjes, Ramadani në rolin e shkatërruesit në mesfushë, i ndihmuar nga Asllani dhe Bajrami.

Sonte duhet të fitojmë që të shkojmë për herë të dytë në kampionatin europian. Përballë kemi lojtarin më të mirë nga UEFA, kapitenin polak Robert Lewandowski që luan me Barcelonën.

Ndërkohë policia ka marrë masa ekstreme për të mos patur trazira nga tifozët e të palëve. Disa rrugë afër stadiumit janë bllokuar që në mesditë. Kontrolli për të hyrë në stadium do të kalojë disa kordonë sigurie.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME