Uncategorized

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil, νdesin dy turistë italianë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të lënduar. Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button