AKTUALITETKRYESORE
Besimtarët ortodoksë marrin pjesë në lëvizjen e Epitafit

Fier – Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, proçesionin e epitafit.
Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 19:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit , shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.
Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellé në qytet mesazhe paqeje, besimi , shprese dhe ringjalljeje.

E premtja e madhe e quajtur ndryshe E premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij.