Aksident me vdekje në Fier, shoferi merr arratinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.
Përplasja fatale ka ndodhur në fshatin Ferras, të Fierit, ndërsa shoferi mësohet se është arratisur.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër Levan-Vlorë. Viktima është një 70 vjeçar Ylli Toska banor i fshatit Fermë të Nevoselës rrethi Vlorës i cili po udhëtonte me biçikletë anës rrugës.
Viktima, ende e paidentifikuar është gjetur nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Shoferi që ka përplasur për vdekje qytetarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Ylli Toska., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ylli Toska. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.