AKTUALITET

Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në Mbrostar

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka goditur nga pas nga një automjet tjetër. Të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button