Eridjol Xhafa kryetari i ri i degës doganore Fier.

Eridjol Xhafa është emëruar drejtor i degës doganore Fier. Ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja ai që ka kryer prezantimin e tij para punonjësve të kësaj drejtorie.
Gjatë takimit me stafin, ai falënderoi z. Kosta Vjero për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e deritanishëm të degës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e forcimit të profesionalizmit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të zbatimit korrekt të legjislacionit doganor, në funksion të rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit.
Z. Beja i uroi suksese kryetarit të ri në përmbushjen e detyrës, duke theksuar se mbështetja institucionale do të jetë e plotë për realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Degës Doganore Fier.










