Uncategorized

Aksident në Fier, një i plagosur

Një automjet ka përplasur paraditen e sotme një këmbësor në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”. Automjeti  tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Gj., ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. M., 69 vjeç. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin A. Gj. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button