Një 28-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në autostradën Athinë-Korinth. Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona. Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është arrestuar, raportojnë mediat greke.