Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNis viti i ri arsimor në qarkun Fier, përgjysmim i numrit të...

Nis viti i ri arsimor në qarkun Fier, përgjysmim i numrit të nxënësve në shkolla (foto e vidio)

Fier – Viti i ri arsimor 2023 – 2924 në qarkun dhe bashkinë Fier
Gati përgjysmim të numrit të nxënësve nga një vit më parë shkak emigracioni dhe lëvizjet demografike

Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga mbyllja e shkollës nëntevjeçare në fshatin Grizë Lënginas të bashkisë Patos ende nuk kanë filluar punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle.

70 nxënës dhe 30 fëmijë kopështi u detyruan që të shkonin në shkolla e kopeshte të Patosit pasi shkolla u mbyll nga bashkia e zyra arsimore e kësaj bashkie per shkak te lekundjeve tektonike godina kishte pesuar disa carje muresh.

Edhe pse banoret protestuan dhe u tha se do nisnin punimet shume shpejt ende nuk eshte bere asnje veprim

Banorët pohojnë se te pakten te kishte funskionuar si kopesht e shkolle fillore

Fëmijeve u duhet që te behen gati e te dalin te vetëm ne rrugë një ore para per te shkuar ne shkolle

Për këtë vit të ri shkollor në shkollat e bashkisë Fier do ulen për herë të parë 818 nxnënës ndërkohë që numri total i nxënësve  për këtë vit është afro 11 mijë nga afro 13500 që ka qënë një vit më parë
Si qark një vit më parë ka pasur në total afro 57 mije nxënës ndërkohë që për këtë vit nunri i tyre shkonë në afro 40 mije

Mësues të papunë qe janë ne pritje nga rënia e numrit të nxënlsve eshte 30 ku 21 jane ne bashkine Fier e 9 në bashkinë Mallakastër

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME