Uncategorized

Aksident në Greqi, plagoset çifti shqiptar

Një çift shqiptarësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria. Dyshja kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Selanikut në momentin që makina ku dhëtonte çifti i shqiptarëve është përplasur me trafikndarësen në rrugë.

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, sipas mediave greke, raportohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë. Maegjithatë, hetimet vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button