Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetajet horrorr nga pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë/ "Trupi i çarë me...

Detajet horrorr nga pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë/ “Trupi i çarë me majën e thikës, do të nxjerr videot intime”

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentin e takimit me 28-vjeçaren që u dhunua një javë rresht nga i dashuri i saj. E ftuar në “Euronews Albania”, Lala tha se i kishte parë vetë plagët në trupin e të resë. Ajo shtoi se të gjithë trupin, i riu ia kishte çarë me majën e thikës.

“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri…vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten,” – u shpreh Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dhunimi i 28-vjeçares nga i dashuri i saj në Tiranë. E ftuar në studion e Euronews Albania, Lala tregoi se e reja pasi u njoh me 31-vjeçarin, vendosi të braktiste jetën dhe punën e saj në Gjermani për tu kthyer në Tiranë e për të rinisur bashkë një jetë të re. Por, nuk ndodhi kështu. Gleard Gusholli nisi ta dhunonte dhe madje e kërcënonte se nëse do ajo do ta denonconte, mund t’i publikonte edhe videot intime.

“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit si Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi. Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjeton dhunë barbare. Përjeton situate të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të përdor videot intime,”- tha Lala.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME