Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Llogara, pranë fushës së sportit, ku një automjet ka përplasur një 17-vjeçar i cili po kalonte në rrugë. Drejtuesi i mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin është ish-kreu i bashkisë së Himarës, Vasli Bollano.
Policia
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.