Lushnje – Aksident me vdekje në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje Fier
Kryqëzimi i Savres vazhdon të marrë jetë njerëzish. Pika më e zezë e aksidenteve në rrugën nacionale Lushnje – Fier këtë mbrëmje i ka kushtuar jetën një të moshuari.
Shtetasi Hasan Selimi 65 vjeç ishte duke kaluar autostradën me një karrocë dore kur është përplasur për vdekje nga një mjet tip ford. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe e ka shoqëruar në komisariatin e policisë Lushnje.
Policia shkencore po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun në autostradë.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet së viktima ka dalë në autostradë dhe nuk ka përdorur mbikalimin dhe është goditur nga automjeti.
Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.