Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREErion Veliaj ‘elefanti në dhomë’ që nuk shikon SPAK

Erion Veliaj ‘elefanti në dhomë’ që nuk shikon SPAK

Nga Bledian Koka dhe Romir Saraç

Erion Veliaj mori dje goditjen më të rëndë nga ish-rivali i tij për Tiranë, Belind Këlliçi!

Atë që Veliaj ia grabiti në 14 Maj, Belind Këlliçi e fitoi moralisht një ditë më parë kur SPAK i detyruar përballë denoncime 365 ditorë, çoi në kokërr të burgut, 5 drejtorët e kupolës kriminale të Bashkisë së Tiranës ku i ulur këmbëkryq qëndron krye-zdromsi!

Ka nga ata që thonë se fitorja e djeshme e Belind Këlliçit ndodhi si pasojë e lëvizje tektonike-politike brenda mazhorancës në konfliktin e pashpallur Rama-Veliaj! Por kjo nuk ia heq aspak vlerat punës së Belind Këlliçit në denoncimin pa pushim të ‘mini-inceneratorit’ gati 30 mln eurove që 5 Drejtorët e Erion Veliajt kanë akaparuar duke firmosur, vulosur dhe ngrënë në bashkëpunim me Erion Veliajn!

Një ditë më parë, operacion (detyrim-përcaktim) i SPAK-ut zyrtarizoi jo si thashethem, por si narrative ligjore se Bashkia e Tiranës është pema e korrupsionit të një grupi të strukturuar kriminal me kryetar Erion Veliaj! Por, fitorja e djeshme e Belindin në të njëjtën kohë nxori në pah një dështim të drejtësisë! Atë në raport me Erion Veliajn.

Refreni i ngritur nga Edi Rama, se bashkëpunëtorët i hanë dardha prapa krahëve me gjasë do të mbllaçitet publikisht edhe nga Erion Veliaj me të vetmin ndryshim se këtij bashkëpunëtorët i hanë fiq!

Njoftimi i SPAK, se ‘hetimet për këtë çështje vijojnë’ nuk kanë asnjë ndryshim me dosjen tjetër të denoncuar nga Gazmend Bardhi dje, ku për 10 vjet ‘një person i paidentifikuar’ gatuante ‘miell’ në Xibrakë të Elbasanit dhe askush në akuzë nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë çështje.

Sinkroninizimi regjisorial i goditjeve të SPAK, në vend të kënaqjes së pritshmërive të disa individëve që verbërisht besojnë tek këto institucione, duhet të jenë pikërisht zgjimi i ndërgjegjes për të mos lejuar sërish fabrikën e bitumit të shtrojë tenderat milionësh para-elektoralë, apo betonit e kullave që po pamundësojnë jetesën në kryeqytetin më të shtrenjtë e më të varfër të Europës.

Fotografia e Tiranës dhe shifrat e familjeve të larguara janë dëshmia më e qartë e frymës qeverisëse të dyshes Rama-Veliaj dhe ‘frikës’ që kallin institucionet e reja të drejtësisë. Sipas raporteve të DASH, OKB, apo çdo agjencie ligjzbatuese ndërkombëtare sot Tirana është kthyer në lavatriçe e pastrimit të parave, ku ndërtimi i Kullave vetëm në 3 vite arriti të injektojë 1. 6 miliardë dollarë, e për këtë proces lejet e ndërtimit u sigluan nga vetëm 2 persona, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Përballë milionave të pastruara, për çdo familje të re, sot në kryeqytet është e pamundur blerja e një banese, e kjo fal edhe mos reagimit të këtyre institucioneve. Ndërsa qyteti zhytet, krimi shtetëror vijon të prek qiellin, e kjo nuk është dëshmi e frikës nga SPAK, por e kundërta, e kontrollit të institucionit që duhet të frikësoj.

Goditjet e drejtësisë në raport me njerëzit e pushtetit Rama-Veliaj nuk janë tregues i një drejtësie të pakapur. Ato janë konfirmimi i një moçali grabitqar të formuar me qëllimin ku paratë e taksapaguesve vidhen për blerë pushtetin e më pas pushteti përdoret për të grabitur taksapaguesit. Një rreth vicioz të cilit tymi i ka dalë nga të gjitha anët, por asnjë prej elefantëve në dhomë nuk arrin të dallohet…, A-spak!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME