Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVangjel Tavo nuk e mohon kandidimin për Himarën: Tani po merrem me...

Vangjel Tavo nuk e mohon kandidimin për Himarën: Tani po merrem me çështjet e pronave

Tavo nuk pati një përgjigje konkrete nëse do të jetë ai kandidat i socialistëve për kryebashkiak, por as nuk e mohon teksa u pyet gjatë një interviste për A2 CNN. Ai u mjaftua të thoshte që do jetë i angazhuar më së miri për të bërë punën e prefektit të qarkut, por mos e mohuar kategorisht pranimin e një ftese të mundshme nga kryesocialisti Edi Rama.

“Jam totalisht i angazhuar në detyrën që më është caktuar të prefektit të qarkut të Vlorës, që përveç Himarës ka dhe Bashki të tjera dhe jam i angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti dhe përtej garantorit”, deklaroi Tavo.

Akuzave nga burgu të kandidatit të zgjedhur, por të pabetuar, Fredi Belerit se ka nisur fushatën, Tavo i përgjigjet shumë shkurt. Ai tha se çështja e pronësisë nuk është për fushatë, por një mundësi zgjidhjeje të një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet ky komunitet.

“Një nga gjërat që do merrem në qarkun e Vlorë është problematika e marrjes së titujve të pronësisë, prefekti nuk bën fushatë elektorale, e kam marrë këtë angazhim për t’u shërbyer njerëzve që duan që pronat që kanë t’i kenë me certifikatën e pronësisë. Një turizëm që do rrisë të ardhurat për çdo familje. Ngaqë kam bërë diku të 16 fushata, nuk më bën përshtypje se çfarë thonë. Nuk është fushatë elektorale, por një problematikë që nuk mund të mbahet peng nga një grup njerëzit”, u shpreh ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME