Aksidente, dhunë dhe kokainë, disa të arrestuar në Fier

Në Fier, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar disa ngjarje kriminale që përfshijnë aksidente rrugore, dhunë në familje dhe posedim droge.
Policia ka arrestuar disa shtetas, ndërsa për të tjerë ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Dy persona janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti, ndërsa një tjetër për shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Po ashtu, janë referuar në prokurori raste të dhunës në familje dhe dëmtim të pronës private.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L., 54 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin A. Z., 47 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 30 vjeç, banues në fshatin Mertish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.









