Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidentet/ “E premtja e zezë”, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur 

Aksidentet/ “E premtja e zezë”, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur 

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga aksidentet rrugore ditën e sotme në vendin tonë.

Aksidenti i parë ndodhi orët e para të mëngjesit në aksin dytësor Tiranë-Durrës, ku një makinë tip “BMWX5” doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore.

Viktimë e aksidentit mbeti Visar Meshi, baba i dy fëmijëve, i cili ishte pasagjer. Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve ishte dhe shoferi i mjetit

Aksidenti i dytë me pasojë vdekjen e një polici kufiri, u shënua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

46 vjeçari Gëzim Zhuka, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe stafit mjekësor për ta nxjerrë nga makina e tij. Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marrë nuk mundi të mbijetojë.

Ndërsa shoferi i makinës që u përplas me efektivin, ka marrë dëmtime të lehta dhe mësohet së është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur mbetën edhe dy persona, njëri prej tyre serb.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se shkak i aksidentit të jetë bërë shkelja e rregullave të qarkullimit, megjithatë grupi hetimor është në pritje të ekspertizës zyrtare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME