1 i vdekur dhe 14 të plagosur. Ky është bilanci i përkohshëm i një aksidenti të rëndë rrugor ku një autobus me 38 pasagjerë përplasi 5 makina dhe më pas doli nga rruga. Tragjedia ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të së dielës në një autostradë në drejtim të Napolit.
Të plagosurit u transportuan në spitalet pranë zonës së aksidentit Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca të shumta. Zjarrfikësit po ngrenë autobusin për të rikuperuar pasagjerë të tjerë. Sipas asaj që u njoftua nga kompania e autostradave dinamika e aksidentit po shqyrtohet ende nga Policia Rrugore.
Nga të dhënat e para mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje mes 3 makinave ku humbi jetën një prej shoferëve. Autobusi që po afrohej ka goditur një nga mjetet e mbetura në rrugë. Më pas ai humbi kontrollin duke u përmbysur në skarpatën e djathtë. Autobusi me 38 persona në bord ishte nisur nga Lecce.
Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Shoferi i autobusit është kthyer majtas për të shmangur përplasjen, por ka dalë nga rruga. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.
“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb ”, tha një nga pasagjerët e autobusit.