Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga 25 vjeçares me armë, canabiss dhe ekstazi

Pranga 25 vjeçares me armë, canabiss dhe ekstazi

Policia në Tiranë njoftoi finalizimin e një operacioni të koduar “Magnum” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. 

Nisur nga disa informacione, policia thotë se u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T. Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. 


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME