Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti fatal në Itali, kush është shqiptari që humbi jetën

Aksidenti fatal në Itali, kush është shqiptari që humbi jetën

Një askident i rëndë i mori jetën një 25-vjeçari shqiptar pak ditë më parë në Itali.

Bëhet me dije se i ndjeri quhet Qerim Gjepali, dhe ka lindur në Durrës por jetonte prej disa vitesh në Massa Lombarda.

I riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer në një Mercedes CLK atë të diel tragjike. Përplasja me një pemë ishte fatale për Qerimin. Ai humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, mdërsa të plagosur mbetën shoferi, një 23-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare dhe një 19-vjeçar rumun që ishte ulur në sediljen e pasme.

Shoferi u dërgua në spital me helikopter, ndërsa rumuni pësoi dëmtime më të lehta. Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u përcaktuar nga ana e policisë në Imola.

Megjithatë ajo që është e qartë është se përplasja me pemën ka qenë shumë e fortë.

Për momentin të gjitha pistat janë të hapura. Që nga mosfunksionimi i mjetit, tek një sëmundje e papritur e drejtuesit e deri tek një manovër për të shmangur ndonjë pengesë në rrugë. Policia pritet që të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte mjeti në momentin e aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME