Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ I riu shqiptar përplasi me makinë dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren greke

Aksidenti/ I riu shqiptar përplasi me makinë dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren greke

Një 27-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Emmanuela Kariorakis në Selanik të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se automjeti i drejtuar nga 27-vjeçari ka tërhequr zvarrë studenten dhe e la të përgjakur ne mes të rrugës. Sipas ekspertizës teknik, autori ka qenë me shpejtësi 104 km në orë. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Selanik. Tashmë shqiptari pritet të marrë gjykimi nga drejtësia greke.
Ndaj tij rëndojnë akuzat si:

a) drejtimit të automjetit të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen,
b) largimit nga vendi i aksidentit si pasojë e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen,
c) drejtimit të mjetit pa patentë
“I pandehuri ka ecur me një shpejtësi të lartë që ka arritur në 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ,ka kaluar rrugën vertikalisht, nuk ka ulur shpejtësinë”, thuhet në ekspertizën teknike.

Viktima ndërroi jetë pas 5 ditësh në spital, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME