AKTUALITETKRYESORE

Aksidenti/ Makina del nga rruga e bie në kanal me ujë, gjen vde*jen shoferi

Lushnje –  Aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Lushnje – Fier te rotondo e Kolonjës.

Një mjeti ka dal nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe ka rënë ne kanalin kullues. Ka gjetur  vdekjen drejtuesi i mjetit, Serxhio Gogaj 28 vjeç nga Tirana.

Rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier – Lushnje, një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete ka marrë një tjetër jetë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 mjeti tip volzvagen Golf me targa AB 789 RA del nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe bie ne kanalin kullues. 

Policia ne vendngjarje ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjes dhe kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia shkencore po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, a ishte mbytje apo vdekje nga përplasja në aksident.

Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e Lushnjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button