AKTUALITET

Fotolajm/ Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë

Ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Wilton është bërë pjesë e protestës së 24-t që mbahet në kryeqytet.

Ai ka shërbyer për disa vite si Zëvendëskryetar (dhe Kryetar në detyrë) i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Wilton u emërua në këtë pozicion në vitin 2013 dhe luajti një rol aktiv në jetën publike dhe diplomatike të vendit deri në përfundimin e mandatit të tij. 

Gjatë periudhës së tij diplomatike me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Wilton u fokusua në disa shtylla kryesore. 

Mbështeti fuqishëm Shkollën e Magjistraturës dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ka qenë zë kritik dhe këshillues për proceset zgjedhore, duke kërkuar depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ka avokuar për integrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në bashkëpunim me Avokatin e Popullit.

Nisi dhe mbështeti projekte dialogu mbi krimet e periudhës komuniste dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button