Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Makina del nga rruga në Fier - Patos, vdes pasagjeri 40...

Emrat/ Makina del nga rruga në Fier – Patos, vdes pasagjeri 40 vjeçar (vidio)

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Patos, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se një motor ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri fillimisht kanë mbetur të dy të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Pasagjeri, 40 vjeç,  nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi Bledar Balla, 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi Elton Bardhi, 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME