Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Makina hyn në lokal, plagosen babë e bir

Aksidenti/ Makina hyn në lokal, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të liqenit të Farkës në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një lokal. Për pasojë janë plagosur Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, D. B., 25 vjeç., që ishin duke qëndruar në lokalin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi 25 vjeç.

Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME