Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, mes viktimave edhe një...

Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, mes viktimave edhe një fëmijë 16 vjeç (foto e vidio)

Detaje të reja janë bërë publike nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku kanë mbetur të vdekur 5 shqiptarë.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimë e aksidentit kanë mbetur pesë meshkuj, katër prej tyre të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç, ndërsa për personin tjetër që ishte meta nuk ka ende detaje.

Ata ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjetit tip Benz është shkatërrur plotësisht, çka ka bërë të pamundur mundësinë që shqiptarët të shpëtonin.

Dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME