Sarandë – Aksident ne aksin rrugor Sarande – Qafe Bote ne afersi te Konispolit. 1 e vdekur dhe 2 te plagosur.
Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka nderruar jete Adriana Nikolli 35 vjeçe nënë e 3 fëmijlve si dhe dy te plagosur ne spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli por që punonin në Greqi.
Mesohet se te aksidentuarit mbreme kanë qenë ne nje dasem se viktima martonte vëllanë dhe sot e do te largoheshin per Greqi. Nuk ka ende detaje te tjera per ngjarjen.
Policia
Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.