Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në "Qafë Muzinë", vdes shoferia 50 vjeçare

Aksidenti në “Qafë Muzinë”, vdes shoferia 50 vjeçare

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Qafën e Muzinës. Automjeti me targa greke që drejtohej nga 50-vjeçarja e identifikuar si Entela Bejko, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30. Për pasojë të dëmeve që ka pësuar nga rrokullisja e mjetit, shoferja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME