Aksidenti/ Përfshihen 11 persona, dy rënd në spital

Lushnje – Aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 3.30 të mëngjesit me disa të plagosur.
Aksidenti në autostradën Fier – Lushnje në afërsi të pushimit të shoferit. Një automjet tip Benz me targa i ka rënë nga pas një furgoni udhëtarësh. Shpejtësia e madhe ka bërë që benzi të thyejë barrierat e hekurta dhe të digjet në anën tjetër të kanalit kullues përgjatë autostradës.
Kanë shpëtuar gjallë 4 personat që udhëtonin në benzin që u dogj. Nga ana tjetër furgoni i udhëtarëve në të cilin udhëtonin drejt Rinasit 7 pasagjerë dhe drejtuesi i mjetit kanë përfunduar qindra metra larg. Dy prej udhëtarëve në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes
Policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes e po kryen ekspertizën për të gjetur shkaqet e aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë” automjeti me drejtues shtetasin K. E., 24 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. T., 55 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre pasagjerët e automjetit që drejtohej nga shtetasi D. T., shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, si pasojë e përplasjes, automjeti me drejtues shtetasin K. E., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.