KULTURË

‘Dea Film Festival’ sjell një kinematografi ndryshe për publikun shqiptar

Aktori, regjisori dhe drejtori i Festivalit “Dea Film Festival”, Edmond Topi, ka folur në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV rreth këtij eventi të rëndësishëm kulturor. Ai theksoi se ky festival dallohet nga të tjerët për natyrën dhe përmbajtjen që ofron.

“Ky festival ndryshon nga festivalet e tjera, në kuptimin që unë i kam vizituar thuajse të gjitha festivalet, kam jetuar jashtë, jam kineast”, tha Topi.

Sipas tij, qëllimi i festivalit është t’i ofrojë audiencës një kinematografi ndryshe, e cila mungon në rrjetin e distribuimit të zakonshëm të filmave. Ai shtoi se festivalet sjellin një ofertë tjetër artistike, duke ftuar regjisorë dhe filma që vijnë nga një gjini tjetër, të ashtuquajtur “autor”.

“Ajo që ne e quajmë autor është filmi që kap veshin e djathtë me dorën e majtë sepse nuk di me bërë ndryshe,” u shpreh Topi me një krahasim domethënës për stilin unik të këtyre krijimeve.

Duke folur për vështirësitë në industrinë filmike shqiptare, ai nënvizoi mungesën e një strukture funksionale distribucioni, gjë që, sipas tij, e vështirëson sjelljen e filmave alternativë në kinema.

“Për këtë arsye unë jam munduar të sjell filma të cilët janë atraktivë edhe për publikun, sepse qëllimi i vetëm pse ka ardhur ky festival në jetë, është që të rikthejë vëmendjen e audiencës tek kinemaja,” tha ai.

I pyetur nëse Europa mund ta ndihmojë kinemanë shqiptare, Edmond Topi u përgjigj prerë: “Jo. Kinemanë e bëjmë ne. Europa hedh shumë para, por kinemaja ka të bëjë me mendjen, nuk bëhet me lekë.”

Topi:

Ky festival, ndryshon nga festivalet e tjera, në kuptimin që unë i kam vizituar thuajse që të gjitha festivalet, kam jetuar jashtë, jam kineast, etj.

Qëllimi i festivalit është për t’i ofruar, nga pikëpamja e audiencës, është për t’i ofruar audiencës një kinematografi ndryshe e cila nuk është prezente në rrjetin e distribuimit të kinemave.

Festivalet sjellin një ofertë tjetër artistike, për këtë arsye vijnë regjisorë ose filma të cilët janë pak më ndryshe, të një gjinie tjetër, ne i quajmë autor, ka edhe në botë që i quajnë autor, por përgjithësisht janë filma të mirë.

Ajo që ne e quajmë autor është filmi që kap veshin e djathtë me dorën e majtë sepse nuk di me bërë ndryshe.

Problemi është ky, për sa kohë ne nuk e kemi industrinë kinematografike të distribucionit, nuk kemi si t’i sjellim filma alternativë, për këtë arsye unë jam munduar të sjell filma të cilët janë atraktivë edhe për publikun, sepse qëllimi i vetëm pse ka ardhur ky festival në jetë, është që të rikthejë vëmendjen e audiencës tek kinemaja.

I pyetur a mund ta ndihmojë Europa kinemanë shqiptare, ai u përgjigj drejt: JO. Kinemanë e bëjmë ne, Europa hedh shumë para, por kinemaja ka të bëjë me mendjen, nuk bëhet me lekë kinemaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button