AKTUALITET
Aksidenti/ Përplasen makinat me motoçikletë, një vik*imë.

Fier – Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur disa minuta më parë në Strum të bashkisë Rroskovecit. Nga përplasja e dy automjeteve dhe një motoçiklete ka ndërruar jetë drejtuesi inmotoçijletës.
Policia
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin Fabio Dushku është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Behar Cjapi dhe me motomjetin me drejtues shtetasin Klajdi Hoxha 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









