AKTUALITETTOP-NEWS

Aksidenti/ Përplasen mjetet në Cakran, vd*s 16 vjeçari

Cakran – Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë , në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Cakranit” .

Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën , dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16- vjeçar i identifikuar me inicialet O. M.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit , teksa 20- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button