Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËAktorja Reese Witherspoon u divorcua pas 12 vitesh martesë

Aktorja Reese Witherspoon u divorcua pas 12 vitesh martesë

Aktorja dhe producentja fituese e çmimit Oscar Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj Jim Toth njoftuan të premten se kanë marrë “vendimin e vështirë” për t’u ndarë pas 12 vitesh martesë.

Çifti u martua në mars 2011 në fermën e Witherspoon në Kaliforni dhe mirëpriti një djalë, Tennessee James, në shtator 2012.

“Kemi kaluar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe do të ecim përpara me dashuri të thellë, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku”, thanë ata në një mesazh të postuar në llogarinë e Witherspoon në Instagram. “Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa fillojmë një kapitull të ri” në jetën tonë, shtojnë ata.

Aktorja amerikane ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me Ryan Phillippe: 23-vjeçarin Ava dhe 19-vjeçarin Deacon. Witherspoon dhe Philip u divorcuan në vitin 2007.

Witherspoon, 47 vjeç, ka lindur në New Orleans dhe është rritur në Nashville, Tennessee. Ajo fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në filmin “Walk the Line” dhe ka luajtur dhe prodhuar disa filma dhe seri televizive, duke përfshirë “Big Little Lies” dhe “The Morning Show”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME