Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËAktorja si Marilyn Monroe: Të gjithë filluan të qanin

Aktorja si Marilyn Monroe: Të gjithë filluan të qanin

Ana De Armas foli për herë të parë për filmin e saj të ardhshëm Blonde, ku ajo portretizon Marilyn Monroe.

Të premten, aktorja kujtoi herën e parë që u pa në pasqyrë pasi u shndërrua në personazhin e saj. “Të gjithë në dhomë filluan të qanin. Unë mund t’ju them se Ishte shumë emocionuese. U bë e vërtetë… e dini?’ u shpreh Ana për Sunday Today .“Kisha mijëra veshje , kam bërë mbi njëqind ndryshime në gardërobë në film, dhe më pas bëra veçmas, teste flokësh dhe make-up. Pra, ajo ditë ishte disi si… u ndje sikur ajo ishte kthyer apo diçka tjetër. Nuk e di… emocionohem duke menduar për këtë.’

Blonde bazohet në jetën e yllit ikonë, duke e përshkruar karrierën e saj përmes jetës së saj si Norma Jeane Mortenson dhe më pas si Marilyn Monroe.Filmi është prodhuar nga kompania e Brad Pitt Plan B dhe do të jetë në dispozicion në shërbimin e transmetimit Netflix më 23 shtator.Kasti përfshin gjithashtu Adrien Brody si Arthur Miller dhe Bobby Cannavale si Joe DiMaggio.

Ana ka lindur në Kubë dhe për të mbuluar theksin e saj natyral, ajo punoi me një trajner dialektesh për një vit për t’u përgatitur për rolin.Ajo më parë pranoi se kishte probleme me procesin e studimit të zërit të Monroe.

“Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh, praktikë dhe disa seanca ADR [për të marrë theksin e duhur],” tha ajo për London Times.“Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME