Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAkuza/ Berisha: Porti i Durrësit më i madhi për kokainën në Europë

Akuza/ Berisha: Porti i Durrësit më i madhi për kokainën në Europë

Duke marrë shkas nga një sasi me kokainë që ishte fshehur në një ngarkesë me banane në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të gjithë autoritetet e Portit janë të përfshirë në trafikun e drogës. Ai ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta drejt kryeministrit Rama duke bërë atë përgjegjës për sasitë e kokainës në port.

“Në Portin e Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli. Zbarkuan në Durrës tonelata kokaine. Ku shkuan ato? Drejt Europës dhe jo drejt Hënës. Tani janë dyndur. Në port të gjitha autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në botë. Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordinere, me sulme të një njeriu si ai. Dënoj këto qëndrime dhe deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak më madh i të gjitha këtyre është Rama. PD do të aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të jetë, do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullat ku jetojnë, por dhe ndaj bosëve të tyre.”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME