Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShorti/ Champions League, 3 finale të parakohshme

Shorti/ Champions League, 3 finale të parakohshme

Shorti i 1/8 së Ligës së Kampionëve përplas pretendentët e mëdhenj, ndërsa u buzëqesh tre skuadrave italiane.

Një përsëritje e finales së 2018, e një tjetër shans revanshi për Liverpool. Përballë skuadrës së Klopp, goglat kanë nxjerrë real Madrid. Super përplasje në Paris, ku e dyta më e rrezikshme i ka rënë për pjesë Bayern Mynih. Dy pretendentë dhe ekipe në formën optimal do t’i japin jetë një sfuide emocionuese.

Ka shkuar mirë për skuadrat italiane. Milan duhet të bëjë llogaritë me një Tottenham të drejtuar nga një italian. Antonio Conte, një ish-juventin e interist për më tepër do të bëjë sfidën elektrizuese. Inter mund të marrë frymë, përballë janë portugezët e Porto. Ndërsa Napoli, kryesues i Serie A, duhet tia dalë kundër Eintracht Frankfurt.

Benfica e bëri të vlejë vendin e parë në grup. Përballë portugezëve shorti ka vënë Brugge. Belgët kanë qenë surpriza e grupit të tyre në Champions, duke u kualifikuar para Atletico Madrid, e Bayer Leverkusen. Por tani gjërat janë shumë të vështira. Borussia-Chelsea formojnë sfidën e fundit, krejtësisht e paparashikueshme, që do të kthejë në Dortmund Aubameyang.

SHORTI I 1/8 TË FINALEVE

Leipzig – Manchester City
Club Brugge – Benfica
Liverpool – Real Madrid
Milan – Tottenham
Eintracht Frankfurt – Napoli
Borussia Dortmund – Chelsea
Inter – Porto
Psg – Bayern Mynih

TË KUALIFIKUARA

Koka grupi: Napoli, Bayern Mynih (GER), Benfica (POR), Chelsea (ENG), Manchester City (ENG), Porto (POR), Real Madrid (SPA), Tottenham (ENG)
Të dyta: Inter (ITA), Milan (ITA), Brugge (BEL) Borussia Dortmund (GER), Eintracht Frankfurt (GER), Leipzig (GER), Liverpool (ENG), Paris Saint-Germain (FRA)

KRITERET E SHORTIT

– Të parat në grupe janë koka grupi në krahasim me të dytët.
– Klubet nga e njëjta Federatë nuk mund të çiftoheshin me short.
– I pari i grupeve duhet të shortohej kundër të dytëve të grupeve, të ndryshëm nga grupet e tyre.
– Të dytat e renditura luajnë ndeshjen e parë në shtëpi.

DATAT

Ndeshja e parë e raundit të 1/8: 14/15/21/22 shkurt 2023
Ndeshja e dytë e raundit të 1/8: 7/8/14/15 mars 2023
Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve: 17 mars 2023
Ndeshjet e para çerekfinale: 11/12 prill 2023
Ndeshja e dytë çerekfinale: 18/19 prill 2023
Ndeshja e parë gjysmëfinale: 9/10 maj 2023
Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 16/17 maj 2023
Finalja: 10 qershor 2023 në stadiumin Ataturk në Stamboll (Turqi)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME