Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: "Pa rininë nuk ka të ardhme dhe gëzim”

Meta: “Pa rininë nuk ka të ardhme dhe gëzim”

Në programin e parë për këtë sezon të “Dola te Ola” ishte i ftuar ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Gjatë bisedës ai tregoi se me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, është takuar për herë të parë në dhjetor të ‘91 në Partinë Socialiste. E teksa kujtonte atë takim, ai zbuloi se ajo që i kishte bërë më së shumti përshtypje te bashkëshortja e tij ishte lidershipi që atë e karakterizonte që në atë kohë.

Ilir Meta tha se Monika arrinte të frymëzonte të rinjtë, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të vështirë, kur siç tha ishte ‘turp i madh’ dhe ishe kundër rrymës nëse bëheshe pjesë e Partisë Socialiste, aq më tepër nëse ishe i ri.

Në lidhje me largimin e rinisë nga vendi, Ilir Meta tha se ka folur për rrezikun e shpopullimit 7 vjet më parë, dhe shtoi me shqetësim se pa rini s’ka të ardhme e gëzim.

Ikja e rinisë duhet të jetë merak për çdo familje. Pa fëmijët nuk ka të ardhme dhe nuk ka gëzim. Kam folur për shpopullimin 7 vjet më parë. Kur flisja për të rinjtë, ndonjë i moshuar dhe thoshte ‘ore flisni edhe për ne’ dhe i thosha ‘kur flasim për të rinjtë do të thotë që flasim edhe për ju, sepse nëse ikën rinia përveç boshllëkut që ndjen çdo prind dhe gjysh, as pensionet nuk do jenë të mundura’”, tha ish-presidenti.

Nisur nga biseda, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti interpretuan në program këngën “Emigranti”, duke dhuruar një atmosferë shumë të bukur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME