Friday, November 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEvdar Kodheli prezanton kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë Fier

Evdar Kodheli prezanton kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë Fier

Evdar Kodheli ka paraqitur kandidaturën e parë për primaret në PD për Bashkinë e Fierit.

Në fjalën e tij nga selia e PD në Tiranë, Kodheli theksoi se ‘e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci’.

Kodheli: Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. 

Jam diplomuar pë Ekonomi dhe kam  ndjekur dhe përfunduar me sukses,  gjate ketyre 22-viteve disa specilalizime pas-universitare  duke u certifikuar dhe licensuar  si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.

Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time.

Së bashku me familjaret e mi kam qene pjese e angazhimit  politik ne PD qe ne vitet 90.

Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:

Nuk ka me kohe per kedo  qe e do atdheun , e do Shqiperine.

Nuk  ka me kohe te  mendohemi  se  mbase  ndryshimi  vjen  vete,

Nuk  ka me kohe te bejme spektatorin.

Nuk  ka me kohe te lejojme te  kapemi  nga  politika e korruptuar.

Nuk  ka  me kohe  te  drejtohemi  nga  pa-aftesia , neglizhenca , korrupsioni, dhe arroganca.

Nuk  ka me kohe te vazhdoje hemoragjia  e largimit te  te  rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo  cdo profesioni te lire.

Gara  eshte  ajo  qe  perzgjedh  me te mirin, me te kaulifikuarin per te bere ndryshimin e duhur. 

Kjo eshte arsyeja që,  si qyetar, si perkrahes i Partise Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime,  apo  i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat ne PRIMARET qe organizon Partia  Demokratike per Kryetarin e  Bashkise Fier.

Primaret do te shpalosin aftesite dhe kapacitetet  e demokratit  te ndershem , atij qe lufton jo per vete por per Shqiperine, per atdheun  tone. Kjo eshte Partia Demokratike , parti qe  nuk emeron  ne tavolinen e kryetarit  kandidatet, Parti me vizion , Parti me parime demokratike , dhe te drejte vote per kedo anetar apo dhe simpatizant.

Fituesi do te jete  me i miri, dhe ne garuesit do te  jemi NJE me te cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundershtarin politik.

Te  dashur  bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per  ndryshimin e madh.

Te kthejme se bashku besimin,  jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje  programi  gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese.

Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë  dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e  protestave, si forma demokratike e ngritjes së zërit, e kundërshtimit të shpopullimit, asimilimit, varfërimit, per te fituar te drejtat tona si qytetare te lire, per te mos i larguar femijet tane nga atdheu yne, por per te bere nje atdhe me te mire dhe te denje per te gjithe shqiptaret.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME