Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRruga Fier - Ballsh 30 vjet që nuk njeh asnjë lloje investimi

Rruga Fier – Ballsh 30 vjet që nuk njeh asnjë lloje investimi

Fier – Segmenti rrugor Fier – Ballsh ka afro 30 vjet që nuk njeh asnjë lloje investimi dhe situata e krijuar shpeshherë është kthyer edhe në burime aksidentesh me pasojë vdekje.

Ky segment rrugor është i gjatë afro 25 km ku në pjesën dërrmuese të tij duken qartë ku ka disnivele, gropa, të cilat bëjnë që drejtues mjetesh të kalojnë sa në njërin krah në krahun e kundërt të lëvizjes duke rrezikuar për tu goditur me mjete të tjera që janë në krahun e tyre të lëvizjes.

Ky aks rrugor në një pjesë të mirë të tij i mungon sinjalistika si dhe mbrojtëset anësore të rrugës sidomos në vendin e quajtur “kthesat e Visokës” ku ndryshe quhen dhe “kthesat e vdekjes” pasi në këtë segment rruge afro dy kilometër të gjatë kanë ndodhur shumë aksidente me pasojë vdekje drejtues mjetesh apo edhe pasagjerë.

Drejtues mjetesh edhe pasagjerë , banorë të zonës pohojnë se amortizimi i kësaj rruge  ka afro 30 vjet pa investim ku ndikon shumë dhe në amortizimin e mjeteve pasi duhen blerë pjesë këmbimi për to çka janë kosto për drejtuesit e tyre.

Anortizimin e këtij aksi rrugor e pohoi edhe vet kryeminsitri Rama i cili tre ditë më parë ishte për takim elektoral në Ballsh ku pohoi se këtë segment rrugor nisni rregullimin  që kur të vijl herë tjetër të jet i përfunduar

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME